Titujt shkencorë, Kumaraku: Është abuzuar, edhe kasapët kanë marrë doktoraturë (VIDEO)

Titujt shkencorë, Kumaraku: Është abuzuar, edhe kasapët kanë marrë doktoraturë (VIDEO)

<p>Janë me dhjetra intelektualë të interesuar për të vijuar studimet në ciklin e tretë universitar, por prej më shumë se 10 vitesh procesi ka qenë i pezulluar nga qeveria. Programi i doktoratës është hapur rreth 2 vite më parë, por sërish raportohen pengesa dhe burokraci. Llazar Kumaraku, pedagog, arkitekt-urbanist, tha në studion e MCN Informacion se ky bllokim sjell pasoja afatgjata.</p> <blockquote> <p><em>Kërkimi duhet të hapet dhe të hapet në të gjitha nivelet. Nëse ne bllokojmë pasurinë që mund të nxjerrim nga përpunimi i dijes mund të bllokojmë edhe atë që përfitojmë nga pasuritë natyrore. Bllokimi për 10 vite i titujve doktorë do të thotë që për 10 vitet e ardhshme do të ketë bllokim të titujve profesorë. Sot po e marrin këtë titull vetëm ata që e kanë marrë këtë titull jashtë shtetit. </em></p> </blockquote> <p>Kumaraku tha më tej se abuzimi me titujt solli vendimin për pezullimin e procesit.</p> <blockquote> <p><em>Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që dy janë burimet kryesore të pasurisë: natyra dhe dija. Pas një dekade do të jemi më të varfër përsa i përket gjenerimit të pasurisë përmes dijes. Është një problem i madh. Nuk u duhet doktoratura deputetëve. Ne kemi politikanë e kasapë me doktoratura. Nuk po bëj shaka. Në lagje kam një kasap me doktoraturë. Por ky është pasojë e një abuzimi të madh me titujt, për shkak të të cilit u bë edhe mbyllja. Kam parë doktoratura edhe jashtë Shqipërisë të dhëna për vjetërsi pune. Nuk arrihet nivel doktorature që të sjellë diçka të re, por mblidhen artikuj dhe jepet një vlerësim. Edhe dija është kthyer në një industri më vete. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/o2xBrkXhK98?si=zPrr8tskYsgSMLue" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy