
Në Vatikan mbyllet samiti për pedofilinë. Në ditën e fundit të takimit 3-ditor, Papa Françesku tha se pedofilia mbetet një nga plagët më të thella të kishës.
“Përmasa universale e kësaj plage, që ka peshuar në shoqëri, nuk e zvogëlon monstruozitetin në radhët e kishës”, ka thënë Papa.
Për Atin e Shenjtë, objektivi është që të gjitha kishat dhe aktivitetet e tyre të jenë plotësisht të sigurta për minorenët.
“Duhen marrë të gjitha masat që krime të kësaj natyre të mos përsëriten”, ka thënë Papa.



