
Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë para parlamentit ditën që do të votohet buxheti, i cili sipas kryedemokratit është ‘buxheti antiqytetar’.
Nisur nga kjo, anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, në një komunikim për “MCN live”, bën thirrje për bashkëngjitje të qytetarëve në këtë protestë, që sipas tij është një shkas i mirë që ata të kërkojnë pjesën që u takon nga buxheti që nuk u shërben atyre por vetëm interesave të qeverisë.
Buxheti nuk është i qeverisë, nuk është i qytetarëve. Qeveria nga të ardhurat e qytetarëve bën një planifikim, ky është buxheti sesa mendon se sipas prioriteteve që ai i mendon si të rëndësishëm se sa do të harxhojë për qytetar dhe se sa do te harxhojë për vete.
Berisha dhe koleget ë mi që kanë bërë analizën e buxhetit kanë konkluduar se ky është buxhet që ngel si copëza thërrimesh pas darkës që ka ngrënë qeveria, ato mbeten për ta, ndërkohë që pjesa e madhe e buxhetit, mbi 90% shkon për rrugë që nuk u duhen askujt, koncensione që vetëm po na vjedhin, dhe ndërkohë ne vetëm biem në renditjen e mirëqenies ekonomike me 47 % të fëmijëve të paushqyer, si vend me pensionistët më të varfër në botë dhe skandalet më të mëdha që ndodhin nëpër spitale, etj.
Kështu që ditë më të mirë nuk ka për të dal qytetarët për të protestuar pikërisht për të kërkuar pjese nga buxheti i tre që në fakt krijohet nga atë ardhurat e tyre dhe taksat dhe tatimet e gjobat që u merr atyre, duhet të dalin dhe të kërkojnë pjesën që u takon.
Për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Mosbindja Civile do të vazhdoje në parlament me pengimin e votimit të Buxhetit 2024, si koordinim me popullin që kërkon pjesën e vet nga ky buxhet.
Për të mos e votuar këtë buxhet është në koordinim me popullin që është jashtë dhe që kërkon pjesën e tij në atë buxhet që është i popullit dhe të ardhurat e tij dalin nga xhepat e tyre.
Logjika e një buxheti është që grumbullohen të ardhurat nga populli dhe shpërndahen për nevojat e tyre. mosbindja civile do të vazhdojë në këtë mënyrë, deputetet e PD-së kryejnë detyrën e tyre brenda parlamentin dhe populli i mbështet jashtë saj, kjo është Mosbindja Civile.



