
Dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia u mblodhën në një protestë në qendër të Beogradit, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.
Protesta e sotme konsiderohet si më e madhja përgjatë këtyre 4 muajve protesta që kanë sfiduar pushtetin autokratik të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Pas katër orësh protesta e studentëve në Serbi është mbyllur. Qytetarët e tubuar në Sheshin Sllavija të Beogradit mbajtën në orët e mbrëmjes 15 minuta heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad.
Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.



