Andoni: Xhafaj u shfajësua. Komisioni s’mund të funksionojë duke vepruar nga sipër pa përfaqësuesit e institucioneve

Andoni: Xhafaj u shfajësua. Komisioni s’mund të funksionojë duke vepruar nga sipër pa përfaqësuesit e institucioneve

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se komisioni “Xhafaj” nuk mund të funksionojë duke vepruar nga sipër, ndërkohë që institucionet e drejtësisë dhe opozita nuk duken të interesuara për t’u përfaqësuar në të.

Andoni theksoi se përfaqësimi i institucioneve të drejtësisë, së paku me përfaqësues të nivelit të dytë dhe të tretë do t’i jepte besueshmëri komisionit. Sipas tij dalja e Xhafajt sot ishte më tepër për shfajësim se sa për të treguar tagrin e komisionit.

Përpjekjet e z.Xhafajt duhen përpjekje normale për tagrin që ka marrë, por ndërkohë përgjigjja që vjen nga opozita dhe nga grupet e interesit, institucionet, tregon që ato kanë shumë paragjykime për këtë. Mospjesmarrja e në çfarëdo niveli e tyre tregon që ka diçka që s’shkon. Opozita paragjykon gjithçka që del nga mazhoranca. E bëjnë këtë komision që realisht të ketë probleme. Z.Xhafaj sot më duket më shumë është shfajësuar se sa ka treguar tagrin e këtij komisioni. Ai ka justifikuar institucionet e pavarura që nuk sjellin individë por kanë sjellë sugjerime. Për opozitën ka qenë më i ftohtë.

Ka thënë që komisioni s’futet në reformë. Patjetër që s’futet në reformën e drejtësisë, pasi institucionet amerikane përmes ambasadës këtu i ka dhënë një pushtet të jashtëzakonshëm SPAK-ut. Janë përcjellë jashtëzakonisht sugjerime nga institucionet. E pakuptueshme është që në këtë dëshirë që kanë institucionet për t’u ndihmuar me një kuadër ligjor, përse institucionet s’çojnë përfaqësues. Komisioni mund të ishte më i tërhequr dhe të mblidhte kohën e duhur, dhe angazhimin e duhur të institucioneve, sepse ky komision s’mund të funksionojë nëse vepron që nga sipër. Në mendimin tim ia vështirëson punën drejtësisë, sepse është një kuadër i tërë ligjor, që fillimisht duhet të përputhet nga strukturat e drejtësisë dhe pastaj duhet manifestuar në gjithë punën e drejtësisë. Fushata do ravijëzohet gjithnjë e më tepër dhe koha për këtë komision do jetë gjithnjë e më e pakët.

Opozita është fare e paintersuar që të marrë pjesë, për të mos thënë që do ta pengojë procesin. Hapi i parë ishte që të paktën institucionet e pavarura të përfaqësoheshin në nivel të dytë dhe të tretë, kjo do t’i jepte një lloj besueshmërie komisionit ‘Xhafaj’. Me sa duket institucionet duke parë këtë fuqi të mazhorancës dhe mënyrën si duan t’i fusin në hulli këto institucione, s’janë shumë të interesuara për t’u përfaqësuar në këtë komision”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy