
Justin Trudeau u përlot në një konferencë shtypi të enjten mbrëma, pas raportimeve për një telefonate plot fyerje me Donald Trump-in.
Kryeministri kandez u shfaq në atë që ishte një nga paraqitjet e tij të fundit publike si lider, teksa i kërkoi kombit "të ngrihet kundër partnerit tregtar që është shumë më i madh se ne". Trudeau nuk i mbajti lotët teksa po fliste për çështjen e kujdesit shëndetësor.
Pas një jave lufte me presidentin amerikan për tarifat, të dy liderët folën në telefon për 50 minuta të mërkurën. Raportohet se Trump nuk i ka kursyer kritikat dhe tonet fyese në drejtim të Trudeau. Telefonata vjen pas tallejeve të shefit të Shtëpisë së Bardhë ndaj kryeministrit kanadez, duke e quajtur atë “Guvernator
Trudeau” dhe duke u zotuar se do ta bëjë Kanadanë “shtetin e 51-të të Amerikës”.
Gjatë konferencës për media, Trudeau ndër të tjera tha: “Ne duam të vazhdojmë të jemi të fortë dhe të vendosur në përgjigjen tonë dhe do të vazhdojmë të jemi aty për njëri-tjetrin sepse uniteti që kanadezët po ndiejnë tani është në fakt gjëja më e rëndësishme për të qenë në gjendje të ngrihemi kundër partnerit tregtar që është shumë më i madh se ne.



