Sipas statistikave zyrtare franceze, rastet e regjistruara të vjedhjeve e dhunës seksuale kanë rënë ndjeshëm në të gjithë Francën që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Rënia më e dukshme ka të bëjë me vjedhjet jo të dhunshme të personave. Javën e kaluar janë identifikuar rreth 4000 viktima përkundër 12 000 gjatë së njëjtës javë në vitin 2019 dhe afro 14 000 në javën e parë të muajit mars.
Vjedhjet që përfshijnë automjete janë përgjysmuar që nga fillimi i marsit duke arritur në 4 500 javën e kaluar.



