Kosova, ndër më të varfrat në Europë. 25 mijë familje jetojnë me asistencë sociale

Kosova, ndër më të varfrat në Europë. 25 mijë familje jetojnë me asistencë sociale

Rreth 100 mijë qytetarë në Kosovë janë të varur nga asistenca sociale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, rreth 25 mijë familje marrin Qeveria e Kosovës 50 deri në 150 euro në muaj, kjo në varësi nga numri i anëtarëve.

Varfëria vijon të jetë një nga problemet më të mëdha, me të cilat përballen qytetarët në Kosovë.

Me gjithë rritjen ekonomike prej rreth katër për qind, Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore të vitit 2017, rreth 18 për qind e popullatës në Kosovë jeton në varfëri me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë.

Numrit prej rreth 25 mijë familjeve me asistencë sociale, i shtohen edhe 14 mijë familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat vazhdimisht ndihmohen nga Kryqi i Kuq i Kosovës. / Marrë me shkurtime nga Zëri.info /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy