Pas takimit me Zoran Zaev, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se prioritet i partive aktualisht është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës. Ndërkohë, partitë e shumicës parlamentare kanë pranuar se për here të parë, kreu i Kuvendit mund të jetë nga radhët e partive shqiptare.



