Gështenja: AKSHI, inceneratori i katërt. Për të iniciuar hetim na duhet vendimmarrje grupi

Gështenja: AKSHI, inceneratori i katërt. Për të iniciuar hetim na duhet vendimmarrje grupi

Opozita nuk ka asnjë nismë për hetim parlamentar apo padi në lidhje me daljen e të dhënave të shqiptarëve pas sulmit ndaj AKSHI-t. Në studion e lajmeve të MCN TV, deputeti demokrat, Lefter Gështenja tha se mënyra si ka operuar AKSHI me fondet e bën atë incerenatorin e katërt në Shqipëri. Por sipas tij për një vendimmarrje lidhur me hetimin parlamentar apo nga organet e drejtësisë kërkon vendim grupi.  

Edhe pse kjo qeveri ka investuar miliona euro në sigurinë e AKSHI-t, të dhënat e shqiptarëve janë në treg. Ky sistem është totalisht i shpartalluar. Nuk ka asnjë lloj sigurie, të gjitha të dhënat e shqiptarëve janë në treg.

Shpresoj që shumë shpejt, opinioni publik duhet të jetë në dijeni që kjo çështje është ndjekur edhe nga përfaqësues të FBI. Është çështje delikate, duhet vendimmarrje e gjithë grupit parlamentar. Unë e kam quajtur inceneratori i katërt i qeverisë AKSHI-n për mënyrën si ka gllabëruar fonde.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy