Prokurorët sekuestrojnë letrat në FSHF (VIDEO)

Prokurorët sekuestrojnë letrat në FSHF (VIDEO)

Veliaj, në prokurorinë e kryeqytetit, për shpërdorim detyre dhe falsifikim nga dy drejtuesit më të lartë të FSHF, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën nga sekuestrimi i dokumentacionit.

Për më shumë se 4 orë, OPGJ e Prokurorisë Tiranë, kanë qëndruar të hënën në zyrat e FSHF, për të sekuestruar në cilësinë e provës materiale, të gjithë praktikën për zgjedhjen e kreut të shoqatës rajonale të Futbollit të Tiranës.

Në akt-padinë e kryebashkiakut thuhet se Ilir Shulku me detyrë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Hacini, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futboll Tirana, kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futboll Tirana. Pretendimet që ngrihen nga pala paditëse, në cilësinë e aksionerit të Klubit Tirana, është se janë kryer falsitete në dokumentacion duke rritur në mënyrë fiktive numërin e anëtarëve që kanë votuar për zgjdhjen e drejtuesit të shoqatës.

Prokurorët thanë se hetimi do të jetë i gjithanshëm dhe se praktika e sekuestuar është voluminoze.

Në listën e prokurorëve janë emrat e më shumë se 40 ekipeve që janë pjesë e shoqatës Rajonale të Futboll Tirana. Pasdrekën e së hënës, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar vetëm një pjesë të këtij dokumenatacioni, i cili në një moment të dytë do t'i nënshtrohet një ekspertize, për të hequr dyshimet nëse jemi përpara një falsiteti.

E teksa prokurorët kishin mësyrë në zyrat e FSHF-së, në Tiranë ka mbërritur një delegacion i UEFA-s, i cili do të monitorojë procesin zgjedhor në këtë institucion. Ata kanë kërkuar informacion të imtësishëm për proceset zgjedhore që janë zhvilluar në shoqatat rajonale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy