Vota e emigrantëve/ Haçkaj: Problem mosdëshira e partive! Propozojmë modelin e Kosovës, objektiv 2025-a

Vota e emigrantëve/ Haçkaj: Problem mosdëshira e partive! Propozojmë modelin e Kosovës, objektiv 2025-a

Florian Haçkaj nga lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi padinë e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për votimin e emigrantëve. Haçkaj u shpreh se emigrantët nuk kanë votuar si rrjedhojë e mosdëshirës së partive në Shqipëri.

Mos votimi i emigrantëve është një cenim i qartë i të drejtës kushtetuese, por edhe karantinimi i shqiptarëve që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, cenuan të drejtën e votës. Prandaj bëmë këtë ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Ne si lëvizje jemi pjesë e tavolinës teknike me KQZ-së. Z.Celibashi ka tentuar ta bëjë këtë, por koha ishte e ngushtë. Spektri politik bën sikur e do, por kur vjen koha për ta mundësuar, nuk e mundësojnë. Nuk janë kostot problemi, është mos dëshira e partive politike. Për zgjedhjet e ardhshme e kemi edhe kohën edhe financat. Ne synojmë zgjedhjet e 2025-ës, zgjedhjet qendrore”, tha ai.

Florian Haçkaj u shpreh se është propozuar modeli i Kosovës, duke u shtuar se mënyra më e sigurt e votimit është ajo me postë.

Modele kemi në gjithë botën, por modeli më i afërt është Kosova, ku e kemi parë impaktin që ka sjellë. Kemi propozuar votimin me postë. Votimi elektronik nuk është aq i sigurt sa duket. Duhet që kuadri ligjor të mbarohet sa më shpejt. Mënyrat që do vendosen elektronike apo me postë të kenë mundësi që të testohen dhe të mos lihen për minutën e fundit“, tha Haçkaj.

Ai vuri në dukje rëndësinë e diasporës shqiptare, duke shtuar se është një masë shumë e madhe që privohet nga një e drejtë themeltare e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy