Kadilli thirrje Kryesisë së PD: E sfidoj Bashën të pranojë debat publik

Kadilli thirrje Kryesisë së PD: E sfidoj Bashën të pranojë debat publik

Kandidati për kryetar në PD, Fatbardh Kadilli kërkon të ketë debat publik mes emrave që janë në garë.

 Në një deklaratë për mediat, ai sot i bëri thirrje Kryesisë së PD që të organizojë menjëherë përballjen publike mes tyre. Gjithashtu, ai e sfidoi edhe njëherë publikisht Lulzim Bashën duke e ftuar në debat publik.

 “I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon: Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë; Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë; Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit; Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë; Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Sot i bëj thirrje të gjithë demokratëve të shikojmë këtë garë si mundësi për tu ngritur edhe njëherë. I kërkoj Bashës që atë që i kërkoi Ramës një debat publik. Duhet të jemi të hapur për tu zgjeruar. Sot kemi në garë 5 kandidatë. Projekti im filloi me këtë ti rikthej garën e PD. E sfidoj Bashën të pranojë debat publik,” deklaroi Kadilli.”

 Kadilli deklaroi se Partia Demokratike duhet reformuar sepse zgjedhjet e 25 prillit tronditën demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy