
Muzetë, baret dhe restorantet janë rihapur në Danimarkë duke i dhënë kryeqytetit Kopenhagen dhe qyteteve të tjera një dukje të normalitetit pas kufizimeve anti-Covid.
Nga sot edhe tifozët e futbollit do të kthehen në tribuna për të parë ndeshjen e fundit të kampionatit danez Serie A.
Muzeu Kombëtar ka ngritur çadra për të kontrolluar që çdo vizitor ka vendosur një maskë. Dokumenti, i cili duhet të tregohet gjithashtu në restorant, vërteton se personi ka rezultuar negativ për testin e koronavirusit në 72 orët e fundit, është vaksinuar ose rikuperuar kohët e fundit nga Covid-19.
Përkundër rihapjes, nxënësit e shkollës së mesme pjesërisht do të vazhdojnë me mësimin në distancë dhe shumë njerëz do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Klubet e natës mbeten të mbyllura, por rihapja e kinemave, teatrove dhe sallave të koncerteve është planifikuar për në 6 maj. Qeveria tha se mbylljet e synuara mund të jenë të nevojshme nëse përhapja e virusit do të përshpejtohet.
Me 5.8 milion banorë, Danimarka ka parë raste të reja të Covid-19 në një nivel katër herë më të ulët se në dhjetor, kur vendosi një bllokim të pjesshëm.
Fushata daneze e vaksinimit është ngadalësuar ndërkohë nga vendimi për të braktisur vaksinën AstraZeneca, por të gjithë të rriturit pritet të vaksinohen plotësisht deri në gusht. Deri më tani, 9.3% e popullsisë kanë marrë dy doza dhe 19.3% kanë marrë dozën e parë.



