Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë apelon të gjitha palët për qetësi, përballë valës së protestave që kanë përfshirë vendin.
Në një mesazh në rrjetet sociale thuhet se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.



