
Një avion transporti “Antonov An-26” u përplas pranë qytetit lindor të Kabarovskit në Rusi duke vrarë të gjithë anëtarët e bordit.
Sipas Tass, Avioni ‘Antonov An-26’ u zhduk nga radarët e fluturimit rreth territorit të Rezervatit Natyror Khekhtsir në rajonin Kabarovsk në Lindjen e Largët të Rusisë, konfirmoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Emergjencave Ruse.
Në orën 11:45 minuta të Moskës, Qendra e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në rajonin Kabarovsk mori një mesazh se avioni Antonov An-26 u zhduk nga radarët e fluturimit 38 km nga aeroporti i qytetit Kabarovsk, me sa duket në zonën e Rezervatit Natyror Khekhtsir. Sipas të dhënave paraprake, kishte një ekuipazh fluturimi prej gjashtë personash në bord", tha shërbimi për shtyp, duke shtuar se aeroplani po kryente një fluturim teknik.
Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët.



