
Inflacioni u ngadalësua në muajin e parë të këtij viti me rënie të lehtë nga dhjetori, teksa rezultoi 1.7 për qind. Sipas të dhënave të dala nga INSTAT, shporta e ushqimeve ka shënuar rritje, por ulja që ka shënuar argëtimi, kultura dhe mobiljet, kanë zhvendosur poshtë inflacionin.



