Disa gjëra që nuk i dinit rreth fluturimeve në avion

Disa gjëra që nuk i dinit rreth fluturimeve në avion

Avionët janë mjetet më modern të transportit, por disa sekrete të udhëtimit me ta nuk i dinë as udhëtarët me të shpeshtë. Në sezonin e pushimeve, kur udhëtimet shtohen, disa gjëra që nuk i dinit rreth udhëtimit me avion mund t’u hyjnë në punë.

Bën ftohtë te vendet afër dritareve

Temperatura jashtë kabinës mund të arrijë edhe deri në -65 gradë. Kjo bën që edhe temperatura brenda mjetit të bjerë. Kjo bën që sidomos ata që janë ulur pranë dritares ta ndiejnë ndryshimin edhe në ditët e nxehta të verës.

Mos pini kafe dhe çaj

Specialistët e ushqimit thonë se pijet e nxehta në bordin e avionit mund të përbajnë bakterin E.coli. Pra në vend të pijeve të nxehta, kërkoni ujë me shishe apo lëng frutash.

Tavolinat para sediljeve janë pjesa më e ndotur avionit

Tavolinat plastike që ne i hapim gjatë fluturimit nuk janë shumë higjienike, pasi në xhepat pas tyre udhëtarët vendosin mbeturina të ndryshme. Ato nuk pastrohen aq shpesh sa mund ta mendoni, kështu që më mirë mos i hapni nëse nuk iu duhen.

Koha më e mirë për të fluturuar është mëngjesi

Nëse keni munësi të zgjidhni oraret e fluturimit, zgjidhni vetëm mëngjesin. Mundësia që avioni të vonohet është gjithnjë më e vogël. Po ashtu edhe frekuenca e turbulencave gjatë fluturimit.

Mos e fryni shumë jastëkun e fluturimit

Mos harroni ligjet e fizikës gjatë fluturimit. Jastëku që shumë e përdorin për qafën nuk duhet fryrë në maksimum. Kjo për shkak të ndryshimit të presionit brenda avionit, që mund ta bëjë jastëkun të plasë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy