
Shfaqja e baletit “Takohemi në Moulin Rouge” vjen mbrëmjen e sotme në skenë me emra të mëdhenj të skenave botërore. Në amfiteatrin e Tiranës pritet të performojnë artistë të njohur nga Moska, Kiev, Berlin, Havana, Milano, Tokio, Athinë, Sofje dhe Amsterdam. Drejtor artistik i shfaqjes Arian Sukniqi shprehet se do të jetë një mbrëmje madhështore nën magjinë e artit botëror.
“Moulin Rouge”, e cila ishte streha më e ngrohte ku takoheshin e ndërtonin shfaqje artistët, ketë here do të zhvendoset tek Amfiteatri për te sjelle magjinë e baletit klasik e modern, nën performacen e balerinëve të suksesshëm nga disa vende të botës. “Nuk do të zhgënjehet askush”. Ketë premtim e bën regjisori Arjan Sukniqi.
Surpriza do të jete një kërcim nën muzikën folklorike të Shqipërisë së veriut.



