“Ushtria jonë më e fortë se juaja”, Kina i tregon dhëmbët botës në paradën ushtarake

“Ushtria jonë më e fortë se juaja”, Kina i tregon dhëmbët botës në paradën ushtarake

Trupat ushtarake të Kinës kanë organizuar dje një paradë për të festuar përvjetorin e 90-të të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Në paradë ishin të pranishëm 12,000 trupa, u paraqitën 570 automjete të rënda ushtarake (tanke,komionë etj), 129 avionë, helikopterë si dhe raketat bërthamore.

Parada e madhe u zhvillua në bazën ushtarake Zhurihe e cila është qendra më e madhe e trajnimit ushtarak të Azisë. I panishëm në këtë cermoni ishte dhe President i Kinës Xi Jinping.

I veshur me rroba ushtarake Presidenti Xi, i cili komandon Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, i bëri thirrje ushtrisë  të transformohet në një forcë luftimi elite për të rritur “peshën” dhe ndikimin e vendit në arenën botërore.

Ai tha se ushtria kineze kishte aftësitë për “të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare” si dhe u kërkoi  trupave ushtarake që të tregonin “besnikëri absolute” ndaj partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy