Bardhoshi: E dëmshme kur dijetari ka pikënisje t’i pëlqejë shumicës. Dija duhet të shqetësohet për të vërtetën

Bardhoshi: E dëmshme kur dijetari ka pikënisje t’i pëlqejë shumicës. Dija duhet të shqetësohet për të vërtetën

Antropologu Nebi Bardhoshi deklaroi në emisionin “Arnautistan” se dëmi më i madh që i bëhet historiografisë apo antropologjisë, është kur dijetari ka si pikënisje t’i pëlqejë shumicës dhe dija nuk shqetësohet për të vërtetën.

I pyetur nëse sot ka autocensurë në studime, Bardhoshi tha:

Mendoj që po. Kondicionohet nga frika që s’po e pëlqen publiku. Ka edhe njerëz që hezitojnë të ndërtojnë një kritikë ndaj politikave publike qeveritare. Nëse do ndërtojmë një shoqëri demokratike, duhet ta nisim nga dija. Populizmi është një, tjetër është dëshira për t’u pëlqyer atyre që kanë pushtet, pastaj janë rezervat që njerëzit mund të kenë droje. Dëmi më i madh që i bëjnë historiografisë, apo antropologjisë, është kur dijetari ka si pikënisje t’i pëlqejë shumicës. Pikënisja duhet të jetë e mira publike dhe dija e shqetësuar për të vërtetën.

Lidhur me kategoritë e njerëzve që bëjnë shkenca alternative, duke folur për shqipen si gjuhë të gjuhëve, Bardhoshi tha se i sheh në kuadër të besimeve popullore.  

Nuk më bëjnë indiferent, i shoh në kuadër të besimeve popullore. Por i shoh shumë herë të pabaza. Përpiqem të mos bëj humor, sepse i shoh si pjesë të kulturës popullore. E shoh si sfidë për dijen analitike, që kjo dije teraupike që na rrit lavdin, është e pabazuar, dhe në finalitet jep efektin e kundër të asaj që autori ka si qëllim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy