Numri i viktimave nga sezoni i shirave, i cili ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në tetë rajone shkon në 27, bashkë me tre burrat e përfshirë nga lumi Ichilo në Bolivi.
Shifrën e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Juan Carlos Calvimontes.
Këtij numri i shtohet edhe një person i zhdukur një javë më parë pasi u mor nga lumi në qytetin e Sucres.
Në total, tetë departamente u prekën, 27 bashki u shpallën në gjendje fatkeqësie, 22 prej të cilave ishin në zonën e kryeqytetit La Paz.
Autoriteti qeveritar ka saktësuar se aktualisht janë 29.404 familje në një situatë të rëndë.



