
Duke filluar nga kjo e hënë në Portugali nis zyrtarisht eksperimenti pilot i javës katër ditore të punës.
Projekti përfshin një grup prej 39 kompanish private, disa prej të cilave kanë aplikuar tashmë uljen e orëve të punës muajt e fundit, por tani po marrin mbështetjen organizative të një ekipi ministror ad hoc.
Të tjerët do të mund të bashkohen me kalimin e kohës, deri në nëntor, muaj në të cilin do të përfundojë dhe vlerësohet kjo fazë eksperimentale.
Në mënyrë të veçantë, do të analizohet ndikimi në produktivitetin dhe mirëqenien personale të punëtorëve dhe familjeve të tyre.
Aderimi në projekt, i cili nuk nënkupton ulje rroge apo rritje të orarit të punës në ditët e mbetura të javës, është falas dhe ka qenë më i ulët nga sa pritej.
Në fakt, plani fillestar parashikonte përfshirjen e 46 kompanive dhe 20 mijë punonjës, ndërsa tani ka të bëjë vetëm me një mijë punëtorë.
Administrata publike është përkohësisht jashtë saj, megjithëse një projekt fillestar i shkurtër javor është zbatuar pikërisht nga qeveria e Antonio Guterres.



