Ekzekutohet 44 vjeçari në Greqi/ 81 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete gjenden në vendngjarje

Ekzekutohet 44 vjeçari në Greqi/ 81 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete gjenden në vendngjarje

Një 44-vjeçar grek me iniciale V.Z është ekzekutuar në orët e para të së dielës jashtë karburantit në pronësi të tij në zonën e Neo Kosmos në Greqi.

Autorët e armatosur, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, e kanë qëlluar me 81 plumba 44-vjeçarin.

Në vendngjarje u gjetën dhe u konfiskuan 81 gëzhoja kallashnikovi të kalibrit 7.62 mm, si dhe gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm. 

Mediat greke shkruajnë se viktima  ka qenë i armatosur. Në makinë i është gjetur një armë, por nuk ka pasur kohë ta përdorë.

Xhipi me të cilin kanë lëvizur autorët është gjetur i djegur plotësisht në Avenue Athinë, në Çaidar, ndërsa po punohet për gjetjen e numrit të shasisë.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se ka qenë drejtues i një grupi kriminal dhe se në 2018 ka qenë në shënjestër të një tjetër atentati kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy