Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet që duhen zgjidhur, çifti Berisha-Meta i sheh bashkitë pengje lufte

Rama: Kundërshtarët tanë janë problemet që duhen zgjidhur, çifti Berisha-Meta i sheh bashkitë pengje lufte

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë, në një komunikim për media, teksa foli për zgjedhjet vendore të 14 majit, tha se ato kanë një rëndësi të jashtëzakonshme pas vendoset, sipas tij, fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe vendore.

Duke folur për kundërshtarët politik në këto zgjedhje, u shpreh se kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që kanë çdo bashki, dhe si të tilla duhen zgjidhur.

 Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që kanë çdo bashki. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim nga një kthesë e madhe e fortë në raportin ekonomik.

Jemi në një moment ku kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në 3 dekada. Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë. Këto fakte flasin për një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe për të shkuar para.

Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverie qendrore dhe vendore, patjetër kanë një komponent tjetër që nuk mund ta fshehim, se po ta fshinin do ishim njësoj sikur struci kur fut kokën në rërë, më 14 maj njerëzit duhet të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë, që është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike.

Rama u shpreh se nëse zgjidhet për kryebashkiak një kandidat i çiftit Berisha-Meta do jetë i pamundur bashkëpunimi me ta, sepse ata i konsiderojnë bashkitë si pengje lufte.

Unë s’kam folur për kandidatë kundërshtarë as për të opozitës, kam folur për kukullat të një çifti ku kemi një non grata. Cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin kur një individ i shpallur non grata mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin,. S’është presion, por mënyrë për t’ua thënë  drejtpërdrejt njerëzve që do jetë i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duam ne po se këta kandidatë s’janë vënë aty për të bërë detyrën, por për të krijuar oaze të luftës politike. Për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar qeveritë vendore si pengje lufte.

Si Shkodra për shembull, jo se ne nuk kemi dashur, po se këta kandidatë i përkasin një familje të shthurur politike që nuk kanë dashur kurrë që të qeverisin vendin në mënyrën e duhur. Këta kanë sjellë vetëm degradim. Shkodra është i vetmi qytet ku plehrat rrinë në kazan e nuk mblidhen, njëlloj si dikur para se ne ta kishim pastrimin prioritet. Kemi treguar që dimë çfarë bëjmë, jo se kemi bërë gjithçka në rregull por se kemi vullnetin. Vendi ynë s’ka qenë kurrë më i respektuar, më i fuqishëm e më i vlerësuar në rajon por jo vetëm.

Siç hoqa unë apendicitin duhet të heqin këtë zorrë qorre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy