Rusi, eliminohet oficeri i sigurisë në Ditën e Shërbimeve të Sigurisë (VIDEO)

Rusi, eliminohet oficeri i sigurisë në Ditën e Shërbimeve të Sigurisë (VIDEO)

Një person i armatosur vrau një oficer nga shërbimi i sigurisë ruse pranë selisë së tij në Moskë para se të "neutralizohej", thanë zyrtarët.

Pesë të tjerë u plagosën në sulm, i cili ndodhi një distancë e shkurtër nga vendi ku presidenti rus Vladimir Putin po i drejtohej personelit të sigurisë të enjten në mbrëmje.

Shërbimi Federal i Sigurisë, tha që sulmuesi ishte duke vepruar vetëm dhe nuk hyri në ndërtesën e tij. Sipas ij, sulmuesi u "neutralizua" - një term ky i përdorur zakonisht nga zyrtarët rusë kur një sulmues vritet.

Sulmuesi përdori kallashnikov. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti u informua për të shtënat që erdhën menjëherë pas konferencës vjetore të lajmeve të liderit rus.

Putini po mbante një fjalim në një koncert në Kremlin për Shërbimi Federal i Sigurisë gjatë kohës së sulmit.

Në një fjalim që shënon datën kur u krijua policia sekrete sovjetike, Putin përshëndeti oficerët e saj për përpjekjet e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

19 Dhjetori, i njohur si Dita e Shërbimeve të Sigurisë, është një festë kombëtare në Rusi. Më parë, Putin dha një konferencë shtypi katërorëshe në kryeqytetin rus. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy