
Stili modern i jetës pa baktere mund të bëhet shkak për një nga tumoret që haset më shpesh te fëmijët. Leuçemia akute limfoblastike prek 1 në 2000 fëmijë.
Prof. Mel Greaves, nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin, pas 30 vjetësh studime, arriti në përfundimin se sistemi imunitar bëhet kancerogjen nëse nuk has mjaftueshëm mikrobe gjatë viteve të para të jetës.
Ky lloj kanceri i gjakut është i shpeshtë në shoqëritë e zhvilluara, çka të bën të mendosh se diçka në jetën moderne po bëhet shkak për shfaqjen e tij.
Prova të tjera që çuan në këtë përfundim janë:
Një shpërthim i gripit të derrit në Milano, që la pas 7 fëmijë të prekur nga leuçemia.
Studime që kanë treguar se fëmijët që shkonin në çerdhe apo kishin vëllezër ose motra më të mëdha, që i ekspozonin ndaj baktereve, kishin gjasa më të pakta për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Ushqimi me gji, i cili nxit bakteret “e mira” në zorrë, parandalon leuçeminë.
Raste më të pakta te fëmijët e lindur në mënyrë natyrale, sesa ata me operacion, gjatë të cilit është më e madhe mundësia e transferimit të mikrobeve.
Kafshë eksperimetale të rritura në mjedis pa mikrobe, zhvilluan leuçemi në rastin e parë të ekspozimit ndaj një infeksioni.
Studimi është pjesë e një qasjeje të re në mjekësi në lidhje me mikrobet. Edhe pse janë parë si të këqija, njohja e rolit të tyrë të rëndësishëm në shëndetin e njeriut po revolucionarizon mënyrën se si ne i kuptojmë sëmundjet që nga alergjitë e deri te Parkinsoni, depresioni dhe leuçemia.



