DETAJET/ 12 tonë drogë në Përmet, arrestohen dy administratorët e depos dhe kryeplaku (VIDEO)

DETAJET/ 12 tonë drogë në Përmet, arrestohen dy administratorët e depos dhe kryeplaku (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sasinë e madhe të drogës të sekuestruar ditën e djeshme në Përmet.

Policia ka zbardhur sot operacionin e koduar “Pagri”, ku ka arrestuar dy shtetas si dhe ka ndaluar kryeplakun e fshatit pas zbulimit të një magazine me 10 tonë lëndë narkotike cannabis sattive.

Në këtë operacion, u zbuluan në një nga tre ish-depot e rezervave të shtetit plot 11.650 kg kanabis sativa. Policia arriti të vërë në pranga dy prej administratorëve të këtyre depove si dhe shpalli në kërkim personin e tretë që administronte këto depo.

Gjithashtu është ndaluar edhe Kryeplakut të fshatit Koço Zaimaj , 58 vjeç,  ku u gjet droga.  Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u  bë ndalimi i shtetasëve: Rustem Muçelli, 51 vjeç,  Eqerem Ali, 60 vjeç,  si dhe u shpall në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, të tre banues në fshatin Pagri.

Ndalimi i këtyre shtetasve  si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas  nga provat e grumbulluara  rezulton se i kishin në përdorim  depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit  dhe SH.Ç.B.A,  kanë nisur  verifkimet për të parë nëse ka implikim  apo shpërdorim detyre të punonjësve të policisë në lidhje me këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy