Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, mesazhe paqeje dhe urime për një të ardhme më të mirë

Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, mesazhe paqeje dhe urime për një të ardhme më të mirë

Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, ditën e ringjalljes së Krishtit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma që mbahet në të gjitha kishat katolike dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Meshën në Katedralen e Shën Palit e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi nga institucionet që të fokusohen për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzit.

Edhe në Lezhë, qindra besimtarë ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e "Shën Nikollit".

Rituali i cili zgjati deri në mesnatën e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalën e tij para besimtarëve, duke ju referuar simbolikës së festës së pashkëve tha se Jezusi duhet të jetë në qendrën e jetës tonë si e vetmja mënyre për të mposhtur friken e çdo gjë tjetër.

Ndërsa besimtarët katolikë të Lushnjes u mblodhën në kishën e shenjtëve Pali dhe Pjetri, për të kremtuar meshën tradicionale të pashkës.

At Pavlin Zefi drejtoi meshën dhe në fjalën e tij përçoi mesazhet e domethënies së pashkës, si fitore e jetës mbi vdekjen.

Të njëjtat kremtime janë bërë edhe në Korçë ku besimtarët katolikë, i janë drejtuar Kishës katolike Ngjitja e Marisë në Qiell si dhe në Durrës në kishën e Shën Domenikut, ku ju bashkuan qindra besimtarë.

Urimet për paqe dhe begati në këtë ditë të rëndësishme kanë ardhur edhe nga politikanët shqiptarë, si Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama apo kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga produktet e kafshëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy