Reshje në Qafë Thore, borëpastruese për hapjen e rrugës. Rekomandohen zinxhirë në Theth dhe Dukagjin (VIDEO)

Reshje në Qafë Thore, borëpastruese për hapjen e rrugës. Rekomandohen zinxhirë në Theth dhe Dukagjin (VIDEO)

Gazetarja e MCN TV në Shkodër, Bendis Druni raporton se reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë në Qafë Thore e cila është pika më e lartë e zonës.

Në një lidhje për MCN Live, gazetarja tha se aktualisht po punohet me mjete borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën që lidh fshatrat, por se deri në këto momente nuk ka rrugë të bllokuara.

Mirëmbajtja e rrugës po bëhet në mënyrë të vazhdueshme, nuk ka problematika për bllokimin e rrugës.

Këshillohet që në zonën e Thethit dhe Dukagjinit, automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë edhe pse nuk ka rrugë të bllokuara.

Lëpusha e cila është një nga destinacionet më të preferuara, në këto momente ka pak reshje dëbore. Interesi i vizitorëve nuk është i vogël.

Ka interes si nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj dhe pika turistike e Razmës mund të aksesohet për rreth 40 minuta nga Shkodra, që mund të vizitohet brenda ditës.

Edhe Thethi nuk mbetet pas, është një nga më të preferuarat.

Rruga është e hapur, në Theth ka pak borë, natyrisht duke bërë kujdes me goma dimërore dhe zinxhirë të pajisur mund të shkohet shumë mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy