Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është përgjigjur deputetit të PS, Piro Lutaj, i cili në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve tha se duheshin parë analizat mjekësore të Manjanit.
Në përgjigjen e tij në “Facebook”, Manjani i referohet Lutajt si “deputet koti” dhe i sugjeron t’i kërkojë analizat kreut të partisë së tij.
“Përshëndetje, Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore..! I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet! Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë”, shkruan Manjani në FB.



