
Në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga posti komandantin e Forcave të Përbashkëta Operacionale të Ukrainës (JFO), Eduard Moskalyov.
Njoftimi për largimin u shpall në një dekret presidencial, në të cilin nuk jepet asnjë shpjegim për arsyet e vendimit.
Moskalyov u emërua marsin e kaluar në krye të JFO-së, e cila në mënyrë efektive koordinon ofensivën ukrainase kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donbass.
Por një vit pas nisjes së luftës, vjen shkarkimi i tij në rrethana ende të paqarta.



