Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me hapjen e bursave shqiptare në vendin tonë duke u shprehur se kjo është një dritare e re që sjell financime me interesa të mira. Ai tha se Shqipëria ka kapital të madh dhe kjo ofron lehtësime. Sipas tij, ngadalë- ngadalë çdo kompani do të integrohet më këtë metodë të re. “Nëse do mund ta thjeshtojmë fare me hedhjen në treg me këtë në Shqipëri kemi një kompani që i ka të deklaruar të gjithë, problemi kryesor që kemi pasur ne dhe arsye kryesore pse ka ndodhur kjo vonesë kaq e madhe është për shkak të raporteve financiare jo reale që janë deklaruar, sepse nëse ka një kërkesë për tu lehtësuar në bursë është çështja e pasqyrave transparente financiare dhe kjo ka qenë një gangrenë e madhe ku pjesa dërmuese e kompanive në Shqipëri janë të deformuara dhe ky ka qenë fenomeni kryesor që i ka penguar për të hedhur këtë hap”. Në vijim ai theksoi se kjo dritare e re funksionon sepse ka shije në tregun kapital, ku sipas tij kjo do të thotë të marrësh fonde, financime. “Sot kemi një dritare të re e cila mund të injektojë financime në një rrugë me intersa më të mira dhe shpresoj se do jetë e barabartë me të ardhurat që vijnë nga sektori bankar për të mos thënë se një ditë dhe mund të tejkalojë. Gjetja e kësaj dritareje për të gjetur financim është hapi i parë drejt kapitalizmit. Duhen shijuar frytet e një aktiviteti të mirë sepse sa u ca u rruga, kur shihet se njëra eci, ku shpresoj që të jetë i suksesshëm. Pastaj do fillojë procesi materializimit, jo dy tre veta por do bëhet një gjë masive dhe njerëzit ta kenë në sirtarin e tyre të mundësive të financimit atëherë kjo kulturë do të vijë”. Soko theksoi se problemi këtu është se ne kemi pasur dy tre kreshe të mëdha, ku e fundit ishte ’97 çka ka humbur besimin. Sipas tij, çështja e mosbesimit të pasqyrave financiare nuk është nivelet më të mira, kështu që këto kanë qenë pengat kryesore që e ka frenuar por kur publiku i gjerë e sheh si një mundësi për operimin e fondeve atëherë investimi në bursë do të kthehet në një sport të zakonshëm. “Është nevoja për kapital dhe jo dëshira e kompanive. Duke qenë se tregjet e kapitalit është më fluid, më i thjeshtë nuk është i varur nga një operator i vetëm besoj se kompanitë shqiptare do fillojnë ta shohin si një mundësi shumë të mirë. Monopoli i kredidhënies në Shqipëri është bankare dhe kjo i ka barë bankat që të lundrojnë në ujëra të qeta, kështu që hapja e një opsioni tjetër do i bëj shumë të interesuara kompanitë shqiptare për ta lëvruar atë si mundësi. Besoj shumë që për shumë arsye kompanitë shqiptare me të parë eksperiencat e para sepse fillimisht kërkojnë siguri, atëherë një pjesë mirë e tyre do përfshihen. Paraja që do investohet nga publiku do kalojë në filtrat e AMF, në filtrat e risqeve përmes institucioneve përkatëse”.



