Hoti: Pushtimi i plotë i Ukrainës, skenar i kobshëm për vitin 2022! Do kishte viktima dhe reagime të forta (VIDEO) 

Hoti: Pushtimi i plotë i Ukrainës, skenar i kobshëm për vitin 2022! Do kishte viktima dhe reagime të forta (VIDEO) 

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, pedagogu Dritan Hoti, foli mbi situatën në Ukrainë ku prej disa ditësh është paralajmëruar pushtimi rus. Për edicionin e lajmeve në MCN TV Hoti tha se nëse do kemi pushtim të plotë të Ukrainës do të ishte skenar i kobshëm për vitin 2022 dhe me viktima.

Është një problem që zgjat që prej 8 vjetësh, pas aneksimit të Krimesë. Kemi mbërritur në majën e krizës dhe do të jetë e vështirë të kemi një rikthim prapa, prandaj po vihet theksi te një sulm i mundshëm. Jemi në limitin e një lufte, sulmi me raketa dhe ofensiva me raketa. Nuk është vendosur nëse do kemi një pushtim të plotë të Ukrainës apo vetëm pjesës Lindore. Nëse një pushtim i pjesës ruso-fone do të thotë shpërbërje të vendit dhe shndërrimit të pjesës tjetër nën kontrollin e Amerikës. Do ketë sanksione ekstreme”, tha ai.

I pyetur se cili vend fiton nga kjo luftë, eksperti shtoi:

Humbësja e madha do të jetë Ukraina, sepse cenohet integriteti i saj. Rusia nuk mund të jetë fituese në stadin aktual. Nëse do ketë pushtim total do ketë jo vetëm viktima dhe fatalitete, por edhe një reagim të fortë nga shoqëria ukrainase, do ishte skenar i kobshëm dhe i paimagjinuar në vitin 2022”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy