Vidhte në zonën e “Vollgës” në Durrës, kapet i dyshuari për disa ngjarje

Vidhte në zonën e “Vollgës” në Durrës, kapet i dyshuari për disa ngjarje

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Vollga” ka vënë në pranga një person, të dyshuar për vjedhje në markete, i dyshuar edhe për 5 rasteve të tjera të vjedhjes me forcë të shumave të parave.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vollga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë A.M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

35-vjeçari më datë 27 gusht dhe më datë 28 gusht, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari, gjatë muajve qershor dhe korrik, ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.  

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy