
Zv.ministri i bujqësisë Dhimo Kote në MCN Live ka folur lidhur me problemet e krijuara në bujqësi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Ai deklaroi se efikasiteti i investimeve do të shihet pas tërheqjes së ujit dhe se fermerët janë në qendër të vëmendjes së tyre. Sipas tij, të gjitha investimet bëhen me një planifikim dhe jo në mënyrë spontane, ndërsa theksoi se investimet i bëjnë në bashkëpunim me emergjencat civile.
Problemi është se masat që janë marrë dhe investimet e bëra do duken nga koha pas tërheqjes së ujit. Është një sipërfaqe e konsiderueshme, një pjesë është me kultura bimë shumëvjeçare dhe një pjesë është e mbjellë me misër. Toka është jetike për fermerët, por ndërhyrjet që kemi bërë ne tregon se sipërfaqja e përmbytur nuk është më në atë gjendje që ka qenë më përpara. Këtu janë bërë gati 50-60 % difenstime në këto zona dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes sonë. Sa i përket mbështetjes, ky është një bashkëpunim me pushtetin vendor shohim dëmin dhe pastaj ka një buxhet për ta përdorur për këtë. Ne se përjashtojmë veten si ministri nga kjo punë sepse është detyra jonë të merremi me fermerët. Pushteti vendor do marri masat dhe duhet një rakordim i mirë. situata tashmë është e qartë dhe të gjitha investimet bëhen me një planifikim, dhe jo spontan. Do vazhdojmë të mbështesim fermerët e prekur, ndërsa investimet i bëjmë në bashkëpunim me emergjencat civile.
I pyetur se sa është dëmi nga këto sipërfaqe të përmbytura, Kote tha se dëmi do verifikohet në terren pasi të bëhet tërheqja e ujit, pasi sipas tij parashikime nuk bëhen dot sepse ka të bëjë me temperaturat, kohën, motin.
Ato toka sot janë të mbjella me jonxhë dhe misër dhe më shumë janë kultura pranverore, një kulturë që mbillet në fund të marsit kur toka është e kulluar. Mistri është kultura bazë. Nëse do të zgjasë qëndrimi i ujit atje do të ketë probleme te gruri, kjo është një kulturë që mbillet në dimër dhe kjo e dëmton fermerin. Dëmi do verifikohet në terren pasi të bëhet tërheqja e ujit. Parashikime nuk bëjmë dot sepse ka të bëjë me temperaturat.
Më tej ai shtoi se problemi qëndron se kjo pamje e përmbytjeve do të ishte mirë që të shkohet në terren për ta verifikuar pasi uji të tërhiqet dhe se këta njerëz duhen ndihmuar dhe orientuar.
Verifikimi që do bëhet në terren do të nxjerr në pah dëmin atje. Nuk jam pesimist, por janë shumë elementë që koordinohen bashkë, por ma do mendja se këta fermerë janë agronomë të aftë sepse ka kaq vite qe e përjetojnë këtë gjë, dhe ne duhet ti ndihmojmë. Po flasim në një situatë kur ne mendojmë se do menaxhojmë mirë duke dhënë kontributin edhe pushteti vendor dhe ministria. Unë kam qenë disa herë me ta kemi diskutuar dhe njerëzit janë mbështetur, por është një situatë e vështirë, por ajo që ne kemi në dorë është që hidrovorët tanë nuk do të pushojnë dhe do të punojnë me të gjithë kapacitetin tonë. Problemi është se kjo zonë është një zonë e prekur dhe Shqipëria është e gjithë në situata të tilla dhe investimet që bëjmë ne janë për të krijuar këto kushte normale për të punuar fermerët.



