93 ha u përshkua nga flakët në Laç/ Izolohet zjarri pranë kishës, aktive vetëm një vatër zjarri

93 ha u përshkua nga flakët në Laç/ Izolohet zjarri pranë kishës, aktive vetëm një vatër zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire masivin pyjor mbi qytetin e Laçit.

Flaket u shfaqen rreth pasdites në lagjen nr 4 dhe favorizuar nga temperaturat e lartë dhe era e fortë u përhapen me shpejtësi në disa drejtimi, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar.

Sipas informacioneve të korrespodentit të MCN nga Lezha, deri më tani ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e djegur nga zjarri, i cili falë ndërhyrjes nga ajri me helikopter nuk preku objektin e kultit.

Fatmirësisht nuk ka humbje jetë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve të zjarrëvënies, një 41-vjeçar.

Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si  dhe shkurre shqope, mare, dellinjë 

QARKU LEZHË

Informacion i detajuar për zjarrin në kodrat e qytetit të Laçit, Njësia Administrative Laç,  Kurbin

Zjarri është kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht dhe shkurre shqope, mare, dellinjë  etj.

Data: 22.08.2023

Ora fillimit: 15:30

Ora mbarimit: vazhdon

Data:

Qarku: Lezhë.

Bashkia: Kurbin

Njësia Administrative Laç

Qyteti Laç

Zona: Në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë  etj.

Sip. përshkruar: rreth 93.7 ha  m²

Sip. e djegur:     e pa caktuar per momentin

Lloji i sipërfaqes: Sipërfaqe me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë 

Humbje jete:  ska

Lëndime: ska

Forca Armatosura: 140

Mjete Zjarrëfikse të FA: 2+ përsoneli përkatës

Helikopteri CUGAR i FA ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, kryesisht puna e të cilit bëri të mundur që zjarri të mos arrinte në objektin e kultit “Kishën e Shën Antonit”, Laç

Forca Policore:    60 forca (Komisariati Kurbin, Drejtoria e Qarkut Lezhë, FNSH)

Forca Zjarrëfikse:   36

Mjete zjarrëfikese:  9 (2 Kurbini, 2 Tirana, 1 Kamza, 1 Kruja, 1 Lezha, 1 Mirdita, 1 Mati)

Urgj. Mjekësore: ska,

Forca Vullnetare:  27 nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, si dy autoambulanca

Forca Bashkiake  në total 22h0 veta  

Dëme në njerëz nuk ka.

Vlera e dëmit ekonomik: E pa përcaktuar.

Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si  dhe shkurre shqope, mare, dellinjë 

Shkaku i zjarrit: Mendohet i qëllimshëm.

Të ndaluar:  1 person.

Aktualisht, zjarri është izoluar, ka vetëm një vatër aktive të dukshme,  dhe po mbahet nën monitorim nga FA, forcat e MZSH, Policia e Shtetit, forcat Bashkiake.

Operacioni po drejtohet nga Drejtori i Shërbimit të MZSH Kurbin

Për nesër në varësi të situatës mund të kërkohet përsëri ndërhyrje nga ajri, Gjithashtu është e domosdoshme që efektivët e FA siç kanë qenë sot të jenë dhe nesër, pasi sipërfaqja e zjarrit është  shumë e madhe.

Operacioni po ndiqet nga afër nga Prefekti i Qarkut, zoti Gjergj Prendi, N/Prefekti Kurbin dhe sektori MC në Institucionit të Prefektit të Qarkut.

Në vendngjarje sot ka qenë Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Arben Kingji, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, zoti Haki Çako, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy