
NATO bën me dije se shefi i aleancës euro-atlantike Jens Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin, më 17 gusht. Takimet do të mbahen vetëm një ditë para raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuara nga Bruskeli.
Sipas njoftimit për media nga NATO thuhet se Stoltenbergu fillimisht do të takohet me Vuçiçin dhe më pas me Kurtin.
Kujtojmë që situata mbetet e tensionuar në Veri të Kosovës, ku serbët kanë bllokuan rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak duke kundërshtuar vendimet e Qeverisë për targat dhe dokumentet. Së fundmi kryeministri Kurti ka paralajmëruar rrezikun e një lufte të mundshme në Ballkan.



