“Shoqëria e ka pranuar korrupsionin”/ Bregu: SPAK s’ka dëshirë t’i hetojë mjekët, gjykatat historikisht i kanë toleruar (VIDEO)

“Shoqëria e ka pranuar korrupsionin”/ Bregu: SPAK s’ka dëshirë t’i hetojë mjekët, gjykatat historikisht i kanë toleruar (VIDEO)

Duke folur në MCN Live mbi skandalin e mjekëve që zhvatnin të sëmurët me tumor te Onkologjiku, gazetari Sokol Bregu tha që shoqëria në Shqipëri e ka pranuar korrupsionin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndër të tjera Bregu thotë se SPAK s’ka dëshirë të hetojë mjekët, dhe vet gjykatat historikisht i kanë toleruar “bluzat e bardha”. Gazetari thekson se të gjithë mjekët në hetim do të kthehen në detyrë.

"Masat janë të lehta, sepse ata janë mjekë, kështu e ka menduar Prokuroria. Shoqëria e ka pranuar korrupsionin. Të gjithë e dinë që aty ka pasur një korrupsion të lartë. Nuk ka familje në Shqipëri që të mos jetë pacientë një herë. Njerëzit i marrin borxh këto para, për të shkuar dhe për t’ua dhënë atyre, për të pushuar ata. Kjo i ka acaruar. Po të mos ishte historia e këtyre pushimeve, të gjithë do ta merrnin si një histori të thjeshtë, siç ka ndodhur edhe herë të tjera. Është kthyer në normalitet te njerëzit. Edhe në momentin kur s’ta kërkon, ti ia jep. Nuk është e sotme që ne të habitemi dhe të ulërasin. Ka 10 vite që ndodh kështu, dhe ne e kemi pranuar. Shoqëria duhet të kishte reaguar më përpara. A jemi të sigurt që pas një jave s’do ndodhë sërish kështu? Po do ndodhi. Nga marsi në qershor, s’ka barna te Onkologjiku. SPAK-u s’e ka në dëshirën e vet të hetojë mjekët. Do të hetojë në shëndetësi, por jo të hetojë në mënyrë personale. SPAK do të merret me anën politike, atje ku zhvillohen tendera, por jo direkt me mjekët, që korruptohen në një moment apo bëjnë skema të tilla. Historikisht gjykatat e këtij vendi i kanë toleruar mjekët. Përveç një arresti shtëpie, të gjithë të tjerët janë me detyrim paraqitje. A vjen kjo ngaqë kemi pak mjek, ky është tjetër proces. Të jesh e sigurt që do rikthehen të gjithë në detyrë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy