Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes duket se nuk po koordinohen mirë me njëra-tjetrën. Për të njëjtën ditë ato raportojnë të dhëna të ndryshme. Kështu për këtë të premte Emergjencat raportojnë 90 ushtarë të angazhuar në fikjen e zjarreve ndërsa Ministria e Mbrojtjes lajmëron për 320 të tillë.



