7,8 miliardë euro investim për “cloud”-in sovran të Europës

7,8 miliardë euro investim për “cloud”-in sovran të Europës

Dje, Amazon Web Services, AWS, njoftoi planet e saj për të investuar 7.8 miliardë euro në “Cloud”-in sovran europian në Gjermani deri në vitin 2040, gjë që pasqyron angazhimin afatgjatë të AWS për të përmbushur nevojat e Evropës për sovranitetin dixhital. AWS European Sovereign Cloud po planifikon të lançojë AWS-në e parë rajonale në shtetin e Brandenburgut, Gjermani, deri në fund të vitit 2025, i disponueshëm për të gjithë klientët.

Ai do t'u mundësojë përdoruesve të 'cloud' të mbajnë të gjitha të dhënat dhe 'meta' dhënat e tyre brenda BE-së.

Në total, investimi i planifikuar i AWS vlerësohet të kontribuojë me 17.2 miliardë euro në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) total të Gjermanisë deri në vitin 2040 dhe të mbështesë mesatarisht 2800 vende pune me kohë të plotë në bizneset lokale gjermane çdo vit.

Këto pozicione, duke përfshirë ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve, inxhinierinë, telekomunikacionin dhe punë të tjera brenda ekonomisë më të gjerë lokale, janë pjesë e zinxhirit të furnizimit të qendrës së të dhënave AWS.

Për më tepër, AWS do të krijojë gjithashtu pozicione të reja të përhershme në gjendje për të ndërtuar dhe operuar AWS Cloud-in sovran europian. Këto profesione do të përfshijnë inxhinierë softuerësh, zhvillues sistemesh dhe arkitektë. “Kjo është pjesë e angazhimit tonë që të gjitha operacionet e përditshme të AWS European Sovereign Cloud do të kontrollohen ekskluzivisht nga personeli i vendosur në BE, duke përfshirë aksesin në qendrat e të dhënave, mbështetjen teknike dhe shërbimin ndaj klientit”, thuhet në një deklaratë. Krahas Google dhe Microsoft, shërbimet cloud të AWS dominojnë tregun evropian. Por shqetësimet në rritje të BE-së për trajtimin dhe ruajtjen e të dhënave nga kompanitë e huaja kanë shtyrë në një strategji të rinovuar të të dhënave dhe kanë intensifikuar lëvizjen drejt sovranitetit dixhital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy