Vrasjet e fundit, Lleshaj në Kuvend: Në Shqipëri ka ulje galopante të kriminalitetit

Vrasjet e fundit, Lleshaj në Kuvend: Në Shqipëri ka ulje galopante të kriminalitetit

Në seancën e sotme plenare në Kuvend po mbahet një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me kriminalitetin në vend.

Duke iu referuar tekstit të dërguar nga grupi i deputetëve, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj u shpreh, se në tekst është përdorur shpesh fjala “galopante”, si për shembull “Shipëria ka një rritje galopante të krimit”.

Por, sipas Lleshajt, në fakt në Shqipëri ka ulje galopante të krimit.

Ministri u shpreh: “Në fakt, po përdor këtë terminologjinë tuaj, keni bërë supozime dhe hamendësime galopante në drejtim të pavërtetës. Ndonëse e vlerësoj përherë, nevojën për të diskutuar për nivelin e kriminalitetit në vend, po aq i refuzoj teprimet ekstreme të situatës…Do thoja që teprimet janë të dëmshme, për arsye se paraqesin një situatë e cila nuk ekziston. Shtrembërimi i situatës është i dëmshëm për këdo që e do këtë vend. Mos ta vizatojmë më të zi nga është realiteti. T’i afrohemi të vërtetës. Pretendoni që ka rritje galopante të kriminalitetit, jo të nderuar, në Shqipëri ka një ulje galopante të kriminalitetit. Nuk ka rritje, por ulje, për këdo që di shkrim dhe këndim. Dhe kushdo që di shkrim dhe këndim duhet t’u referohet shifrave zyrtare.”

Po t’u referohemi shifrave zyrtare, shtoi Lleshaj, në vitin 2016 kur në pushtet ishte Partia Demokratike, u regjistruan në vend 126 vrasje. Ndërsa në vitin 2019 u regjistruan 57 vrasje. Kurse, sipas Lleshajt, këtë vit numri i vrasjeve është 21.

11:00h Valteri-ministrit Lleshi: Mos bëj propagandë qeverie duke mbyllur sytë përballë krimit

Në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Halit Valteri u shpreh se Qeveria ka dështuar në realizimin e shtetit.

Më tej, Valteri u shpreh se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi nuk duhet të bëjë propagandë qeverie, por të flasë dhe të shohë se çfarë po ndodh me krimin në Shqipëri.

“Çfarë të bëj një polic me barkun bosh, me 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Çdo ditë ka një vrasje, ka një rrëmbim, ka një kanosje. Këtu dëgjojmë vetëm pallavra. Sot shqiptarët janë të bindur që flaka dhe tymi mund të mos jetë dukur ende, por shumë shpejt do të jenë në duart tona.

Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me “Rilindjen”. A ju kujtohet Lezha, duke e lënë pa papërfaqësim në atë Parlament.

Po të shohësh hajdutët e pronave të Lezhës janë të lidhur me pushtetin, por si ka mundësi që njerëzit atje votuan një kryeministër të tillë. Lidhja me krimin është vetmja përgjigje, sepse krimi frikëson. Ju u intereson vetëm karrigia. Askush nuk i ka nderuar kriminelët si kjo qeveri”, deklaroi ai.

Drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, ai theksoi se duhet të shohë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe të mos bëhet memec përballë krimit.

 “Kam parë policë pjesë të bandës kriminale, por nuk je ti ai. Për krimin nuk më fole. A e dini zoti Lleshi që dy ministrat tuaj paraardhës janë subjekt të OFL. Po shoferët e tyre. Kaq memec, kaq shurdh jeni bërë që nuk i shikoni këto gjëra. Zoti Lleshi hajde këtu dhe fol për krimin, mos bëj propagandë qeverie”, u shpreh ai.

11:30h Rama i del në mbrojtje ministrit Lleshaj

Kryeministri Edi Rama merr në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj I cili ishte thirrur në interpelancë nga deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri për rritjen e krimit në vend.

“Është fakt që kush e lufton seriozisht krimin akuzohet pikërisht për të kundërtën. Është fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën ndaj krimit dhe kjo nuk matet me përralla. Ministri i Brendshëm nuk është as hetues as prokuror dhe as njeriu që duhet të tregojë si duhte të kqyrë kamnerat” u shpreh Rama duke nënvizuar se dhe në progres raporte është vënë në dukje përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke iu drejtuar deputetit Halit Valteri, Rama e akuzoi se po flet njësoj si Basha.

“Ju thatë se nuk keni lidhje me qeverinë e shkuar. E di që ju keni ardhur nga hëna, kur ata ikën dhe nuk keni marrë pjesë në asnjë proces opozitar. Ke qenë një qytetar i qetë që respektonte vijat e bardha dhe çuditërisht jeni gjendur në listën e PD-së me firmën e kryetarit të PD-së nuk e di për çfarë kontributesh pasi në atë parti nuk respektohen vijat e bardha por për fat të keq ju flisni njësoj si Lulzim Basha. Fjalimet janë po ajo pllakë gramafoni, por ju jeni tenor më i mirë se ai, për shkak se me ushtrinë nuk keni lidhje por keni lidhje me melodinë. Si ka mundësi që kur vini këtu silleni ekzaktësisht kundër të gjitha atyre që u kërkoni fëmijëve në shtëpi. Mos fol si ata që të kanë sjellë këtu pasi është mëkati më i madh që ky parlament ka bërë në 30 vjet”

 Rama e mbylli fjalën gati 30 minuta me mesazhin: Të mos sillemi sikur disa i ka sjellë fuqia qiellore disa djalli vetë. Jemi mjaftueshmërisht të rrritur për të mos mbetur dyert e ambasadave kur vjen puna për të zgjidhur gjëra që duhet të zgjidhen këtu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy