
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë, pasi i kanë rënë inertet e ndërtimit nga lartësia e pallatit ku punonte. Policia e Tiranës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhyr në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër.
Viktima është shtetasi V. L., ndërsa mësohet se ka pësuar plagë të rënda të trup çka i shkaktuan edhe vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.11.2022, në rrugën "5 Maji", në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



