Rusia do të mposhtet në të njëjtën mënyrë siç u mposht nazizmi në vitin 1945.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e 8 majit, ditë që përkujton fitoren e aleatëve mbi Gjermaninë naziste dhe luftëne dytë botërore.
“E gjithë e keqja e vjetër që rikthen Rusia moderne do të mposhtet në të njëjtën mënyrë si u mund nazizmi”, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim të postuar në mediat e tij sociale menjëherë pas një sulmi tjetër rus në shkallë të gjerë në Kiev, gjatë të cilit më shumë se tridhjetë dronë u rrëzuan mbi kryeqytet.



