Peshkimi i jashtëligjshëm “minon” bregdetin shqiptar (VIDEO)

Peshkimi i jashtëligjshëm “minon” bregdetin shqiptar (VIDEO)

Edhe pse moratoriumi i peshkimit është në fuqi, strukturat shtetërore nuk kanë mundur të kontrollojnë zbatimin në terren, kjo për arsyen se peshkimi i jashtligjshëm vijon me ritme të larta. Gjuetia e peshkut me klor, rrjeta me korrent, gjeneratorë dhe mjete të ndryshme janë kthyer në një fenomen, që po çon drejt zhdukjes gjallesat ujore.

Përfaqësuesit  e organizatës “Mbrojtësit e Detit” kanë denoncuar këtë formë të peshkimit dhe sipas Blendi Laçit, çdo ditë përballen me raste të tilla.

Ligji i peshkimit në Shqipëri, ndalon gjuetinë për disa organizma ujorë, por sipas Laçit po peshkohet dhe po importohet masivisht. Ndërsa masat kanë qenë shumë të pakta.  

Ndërkohë, edhe shkatërrimi i shkëmbinjve ujorë shkakton një dëm të parikuperueshëm në biodiversidet dhe i krijon hapësira të papërshtatshme avancimit të detit, duke rrezikuar përmbytje të mundshme më pas. Por një shqetësim tjetër është edhe peshkimi me rrjeta, në kohën e pjellorisë, duke shkaktuar pakësim të gjallesave ujore.

 

 

Më poshtë, intervista e plotë: 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy