Arrestimi i serbëve, përplas Brnabiç me Haradinaj në samitin e Ballkanit në Londër

Arrestimi i serbëve, përplas Brnabiç me Haradinaj në samitin e Ballkanit në Londër

Arrestimi i 5 serbëve mëngjesin e sotëm në Kosovë ka përplasur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç me homologun e saj Ramush Haradinaj.

Shefja e qeverisë së Beogradit ka akuzuar Kosovën se po vepron gjithnjë e më shumë në mënyrë ‘të papërgjegjshme dhe agresive'.

Ajo ka thënë se shfaqjet ‘e papërgjegjshme të Prishtinës’ hodhën një ‘hije të madhe’ në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Bërnabiç ka bërë të ditur se ka ‘shkëmbyer disa fjalë’ me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për ndalimin e sotëm të pesë serbëve në Kosovë.

I thashë atij të shohë se presionet dhe sulmet ndaj serbëve vazhdojnë. E shoh që ju keni vazhduar me praktikën e arrestimit të serbëve. Kjo ishte vetëm një deklaratë. Nuk kemi asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit”, ka thënë Bërnabiq.

Sipas saj, Haradinaj i është përgjigjur me fjalët se nuk është ashtu siç thuhet dhe se gjërat janë shumë më të ndërlikuara, dhe se nuk duan të kenë një marrëdhënie të tillë ndaj serbëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy