
Gazetari Sokol Brahaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se vizita e presidentit Erdogan në Shqipëri nuk ka marrë vëmendje në median turke.
Kjo vizitë nuk është se ka marrë rëndësi të madhe në mediat turke. Edhe burime pranë Presidencës nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë vizitë. Erdogan planifikon një vizitë në Ballkan, duke filluar me Shqipërinë e më pas në Beogradm për t’u rikthyer sërish në Ankara.
Brahaj tha se Turqia ka rritur gatishmërinë në kufij dhe shtoi se s’ka asnjë mundësi që të përfshihet në një luftë me Izraelin.
Turqia ka rritur gatishmërinë në kufijtë e saj, por që të kemi një luftë Izrael-Turqi as që bëhet fjalë, këtë mund ta themi krejt lehtë.



