Ata që bëjnë vaksinën ruse, Sputnik V, kundër koronavirusit duhet t’i rrinë larg alkoolit për dy muaj.
Shefja e Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies Njerëzore, dr. Ana Popova, tha se abstinenca e alkoolit duhet të nisë dy javë para imunizimit dhe ata që marrin dozën e parë duhet të mos e konsumojnë pijen për 42 ditët e ardhshme.
Popova këshilloi qytetarët të mos pinë duhan para dhe pas vaksinimit, duke paralajmëruar se tymi i duhanit irriton mushkëritë dhe zvogëlon përgjigjen imune.
Siç raporton "Moscoë Times", pas paralajmërimit të Popovës, Alexander Ginsberg, shefi i Qendrës Shtetërore të Kërkimit "Gamaleja", e cila zhvilloi vaksinën Sputnik V, duke pasur parasysh festat e fundvitit, tha se, megjithëse nuk duhet të konsumohet alkool para ose pas vaksinimit, "një gotë shampanjë nuk ka dëmtuar kurrë askënd".
Fushata e vaksinimit të Rusisë filloi këtë fundjavë në Moskë dhe deri më tani, sipas vlerësimeve, rreth 100 000 rusë janë vaksinuar, përfshirë ata që morën pjesë në teste dhe ushtarët.



