
Grupi i astronautëve i përbërë nga rusët Dmitri Petelin, Segey Prokopyev dhe amerikani Frank Rubio zbarkoi në Kazakistan falë kapsulës speciale Soyuz Ms-23.
Ky është udhëtimi më i gjatë në hapësirë në historinë e SHBA. Kthimi ishte planifikuar për pranverën e kaluar, por udhëtimi zgjati dy herë më shumë sepse kapsula origjinale u godit nga mbeturinat hapësinore në gjysmë të rrugës dhe humbi të gjithë ftohësin e saj.
“Është mirë të kthehesh në shtëpi”, tha Frank Rubio, astronauti i NASA-s në momentin e uljes. Rubio ka vendosur rekordin për udhëtimin më të gjatë hapësinor në historinë e Shteteve të Bashkuara, por rekordi absolut mbetet i largët, 14 muaj e gjysmë në orbitë dhe i përket rusëve.
Në total, ekuipazhi rrethoi Tokën rreth 6000 herë dhe udhëtoi rreth 253 kilometra.



