Një operacion i policisë së Romës në Itali çoi në pranga dy shqiptarë. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, M.A. e V. A., respektivisht 50 dhe 36 vjeç, u kapën në flagrancë teksa po lëviznin një sasi prej 32 kg kokainë nga garazhi ku e kishin fshehur drejt një destinacioni tjetër.
Agjentët e antidrogës po e monitoronin prej kohësh garazhin e përdorur nga shqiptarët si depozitë ëpr drogën. Ata kishin vënë re lëvizjet e shumta të personave të dyshimtë në garazhin e një kompleksi pallatesh.
Operacioni blic është kryer në momentin kur dy personat e mësipërm sapo kishin hyrë në vendin ku fshihnin drogën.



